New Orleans: Pandemia i ndaloi karnavalet në shesh, i bëjnë në shtëpi

Pandemia e koronavirusit ka detyruar anulimin e shumë ngjarjeve dhe traditave shumë të dashura, por banorët e New Orleansit,nuk do të lejonin që të shkatërrohej festa vjetore e “Mardi Gras-it”.

Kur kryetari i bashkisë së qytetit të Luizianës, njoftoi se paradat e karnavaleve të rrugës, të mbushura me turma, nuk do të zhvilloheshin, banorët vendosën t’i shndërronin shtëpitë e tyre në anije.

Mijëra shtëpi janë transformuar për karnavalet dy javore që zgjasin deri të “Mërkurën e Hirit”, në mes të Shkurtit. Kjo është shtëpia e Jubileut të Mbretëreshës.

Një projekt i veçantë u organizua duke inkurajuar pronarët e shtëpive të punësojnë shumë artistë që normalisht do të kishin muaj punë për t’u përgatitur për ngjarjen.

Disa shtëpi u zbukuruan për nder të muzikantëve që nuk janë më, dhe i bëjnë homazh ish-banorit të New Orleansit, Pete Fountain.Ideja për shndërrimin e shtëpive në mjete lundruese erdhi nga Megan Joy Boudreaux.

Ajo tha se kishte pritur që disa miq dhe fqinjë të bashkoheshin, por deri në fillim të janarit më shumë se 9,000 njerëz ishin regjistruar për nismën e festimeve.

SHKARKO APP