
Gazeta amerikane NYP thotë se “Joe Biden mund të pranojë mundësinë që ai të heqë dorë nga fushata për t’u zgjedhur president”.
Presidenti 81-vjeçar, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 të mërkurën, deri më tani ka qenë i bindur se do të mbetet në garën për Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga demokratët që ai të largohej.
“Ai është i hapur. Jo aq sfidues sa ai është publikisht,” tha një këshilltar i lartë demokrat për CNN të mërkurën vonë.
“Tashmë Biden ka kaluar nga shprehjet, ‘Kamala nuk mund të fitojë’, në ‘A mendoni se Kamala mund të fitojë?” vazhdoi këshilltari. “Është ende e paqartë- thotë ai, por duket se po dëgjon.”
Gazetari i ABC News, Jonathan Karl raportoi më herët të mërkurën se udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer i tha Biden të shtunën se do të ishte më mirë nëse ai të largohej nga gara presidenciale.
Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të bërë fushatë të mërkurën dhe po përjeton simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë.
