New York Times sulmon sërish Trump: Ka dhuruar për bamirësi për të përfituar nga ulja e taksave
New York Times në serinë e fundit të ciklit të hetimeve për financare presidentit amerikan Trump, raporton se ai ka dhuruar për bamirësi shumë më pak se sa deklaron. Dhe madje në rastet që ka bërë bamirësi e ka bërë vetëm për të përfituar ulje të taksave falë manovrave ligjore.
E përditshmja amerikane prej kohësh ka kthyer vëmendjen tek deklaratat fiskale të presidentit amerikan dhe pjesa e fundit e ciklit të hetimeve hedh dyshime për banirësitë e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Nga viti 2005, viti i tij i dytë si protagonisti i shfaqjes “The Aprentice”, Trump ka dhuruar të paktën 130 milion dollarë, por sipas New York Times nuk e ka prekur asnjëherë portofolin e tij.
Pjesa më e madhe, 120 milion dollarë vijnë nga marrëveshje për zhvillimin e terreneve, në raste të ndryshme pasi i kishte gati planet e zhvillimit. Tre nga marrëveshjet kanë të bëjnë me atë që njihet si një manovër ligjore – e përhapur tek amerikanët e pasur që i lejon pronarëve të terreneve të ruajnë përdorimin duke i mbrojtur nga shfrytëzimi por njëkohësisht duke marrë një zbritje taksash të barasvlershme me vlerën e tyre.
Një marrëveshje e katërt ka të bëjë me dhurimin e një prone për një park shtetëror. Prokuroria e Nju Jork ka nisur hetimet për dy nga tre operacionet e para, për të verifikuar nëse vlera e dhurimeve është fryrë për të përfituar sa më shumë zbritje të taksave.
Kur Trump konfirmoi se do të kandidonte për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015, ai tha se kishte dhuruar më shumë se 102 milion dollarë në bamirësi në pesë vitet e fundit.
Por deklaratat e tij për taksat nga viti 2010 në vitin 2014 tregojnë shifra shumë më të ulëta: 753.238 dollarë cash dhe 26.8 milion në pasuri të patundshme. Në dhjetor 2015, pas gjashtë muajsh fushatë elektorale, ai bëri një marrëveshje të ngjashme me të parat për një vlerë prej 21.1 milion dollarë. Ekziston mundësia se në atë kohë Trump të ketë vendosur të mos deklarojë dhurimet e tij.
Të paktën ky është versioni i Amanda Miller, zëdhënëse se organizatës Trump: Presidenti jep para në mënyrë private dhe është e pamundur të dihet se sa ka dhuruar përgjatë viteve.
Nga analiza e New York Times, gjithsesi del në dritë se premtimet e tij filantropike duket të jetë të ekzagjeruara ose të parealizuara./abcnews.al