Nga A-ja tek ZH-ja, plani i Britanisë për të fituar ndaj koronavirusit
Britania e Madhe ka shënuar 164 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2 persona kanë vdekur. Pas rasteve të para me koronavirus, qeveria britanike ka hartua një plan kombëtar të reagimit, e cila fillon nga sensibilizimi i publikut deri tek trajtimi i të sëmurëve dhe menaxhimi i krizës në përgjithësi. Britania e Madhe po merr në konsideratë rikthimin në detyrë të mjekëve dhe infermierëve të dalë në pension.
Plani
SENSIBILIZIMI
Sensibilizimi do të rritet në lidhje me nevojën për masa më të forta të Higjenës dhe punonjësit të qëndrojnë dhe punojnë nga shtëpia, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së sëmundjes së. Analiza: Masat e thjeshta kanë aftësinë për të lehtësuar rreziqet e një individi që preket nga virusi. Një fushatë e informacionit publik është thelbësore për t’u kujtuar të gjithëve përgjegjësitë e tyre dhe ndryshimin që gjithësecili mund të bëjë.
STRATEGJITË E DISTANCIMIT TË POPULLATËS
Këto përfshijnë mbylljen e shkollave, inkurajimin e kryerjes së detyrave shkollore nga shtëpia, dhe zvogëlimin e numrit të tubimeve të mëdha. Kjo përfshin tërheqjen e vëmendjes që, vendi duhet të jetë në gjendje të vazhdojë jetën “sa më normalisht që të jetë e mundur”. Analiza: Këto janë strategji që tashmë janë zbatuar në vendet me një numër më të madh rastesh. Në Itali, shumë ndeshje futbolli në nivelet më të larta janë shtyrë, ndërsa Franca ka ndaluar të gjitha tubimet në mjedise të mbyllura, met më shumë se 5,000 persona. Shumë aktivitete të tjera sportive dhe artistike në të gjithë botën janë anuluar, shtyrë ose zhvendosur në kohë. Qeveria ka shprehur dëshirën e saj për të kufizuar impaktin social, por mund të mos jetë e mundur nëse përpjekjet e saj për frenimin e përhapjes dështojnë. Më tej do të lindë pyetja, se çfarë nënkuptohet me një tubim masiv /në shkallë të gjerë.
ZVOGËLIMI I PREZENCËS POLICORE
Pranohet se aftësia e shërbimeve të urgjencës për të operuar mund të dobësohet nga përhapja e rritur e virusit. Dokumenti i referohet një humbje potenciale të konsiderueshme të oficerëve dhe stafit, e cila mund të detyrojë policinë të përqëndrohet në krime të rënda dhe ruajtjen e rendit publik. Analiza: Kjo ngre mundësinë që forcat e policisë në Mbretërinë e Bashkuar të jenë aq të mbingarkuara, sa që aftësia e tyre zvogëlohet në masën që shumë krime nuk do të hetohen dhe oficerët do të reduktojnë aktivitetin e tyre, thjesht për të siguruar që nuk ka humbje të besimit në aftësinë e forcave për të ruajtur rendin publik. Ky është një skenar që qeveria, e cila e ka bërë luftimin e krimit përparësi, do të dëshirojë ta shmangë me çdo kusht.
IZOLIMI MJEKËSOR I NJERËZVE ME Covid-19
Kompetencat e reja të miratuara në Angli lejojnë “profesionistë mjekësorë, profesionistë të shëndetit publik dhe policinë të ndalojnë dhe orientojnë individët në zonat e karantinuara në rrezik ose që dyshohet se kanë virus”. Skocia ka tashmë një kompetencë të tillë, ndërsa në Uells dhe Irlandën Veriore një gjykatës mund t’i lejojë zyrtarët “të izolojnë, të ndalojnë ose t’u kërkojnë individëve që t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor”. Analiza: Në Kinë, e gjithë popullata është futur në karantinë, gjë e cila sipas ekspertëve mjekësorë ka ngadalësuar përhapjen e virusit. Italia ka bërë të njëjtën gjë në një shkallë më të vogël. Eshtë e paqartë se si do të funksiononte masa e re e propozuar drakoniane e izolimit në Britani, nëse do të vlerësohej e nevojshme për ta përdorur atë. Lindin pyetje se si mund të identifikohen njerëzit, sjellja e të cilëve po shkakton shqetësim, disponueshmëria e punonjësve të policisë për të marrë pjesë në ndalimin dhe izolimin e tyre dhe ku do të mbaheshin.
KUJDESI I SPECIALIZUAR PËR TË SËMURËT RËNDË
Edhe pse “pacientët e parë të konfirmuar ” që kanë probleme serioze në frymëmarrje për shkak të Covid-19 do të marrin kujdesin në njësitë e kujdesit kritik në spital; “kur është e nevojshme, ofrimi i kujdesit mund të kalojë nga njësitë e specializuara në ambiente të përgjithshme në spitale”, thuhet në plan. Ai i referohet “planeve të përgatitura dhe të ushtruara mirë … [për] ofrimin e një kujdesi të shkëlqyer për të gjithë pacientët e prekur nga kjo sëmundje e re”. Analiza: Mundësia që një numër i madh njerëzish sëmuren rëndë ngre dy probleme për NHS: mungesa e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv dhe varësisë së lartë, si dhe mungesa e njohur e shtretërve të përgjithshëm dhe akutë. Mbretëria e Bashkuar ka rreth 4,250 shtretër të kujdesit kritik – një nga nivelet më të ulëta të shtretërve të tillë për 100,000 banorë, në botë. Fakulteti i mjekësisë së kujdesit intensiv është i shqetësuar se ndërsa kërkesa për shtretër të tillë është rritur me 4% në vit që nga viti 2009, numri i shtretërve në dispozicion nuk është rritur, duke lënë një mungesë shqetësuese të aftësive për të menaxhuar pacientë të tillë.
PACIENTËT E NXJERRË HERËT NGA SPITALET
Sipas planit, “shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit social do të punojnë së bashku për të mbështetur nxjerrjen e hershme nga spitali, dhe të kujdesen për njerëzit në shtëpitë e tyre”. Analiza: Kjo do të bënte që mjekët e spitalit të identifikonin pacientët që ishin më pak të sëmurë, shtretërit e të cilëve do të përdoreshin nga njerëzit e sëmurë rëndë me koronavirus. Sidoqoftë, mungesa e përhapur e shërbimeve të kujdesit social e cila sot i lë pacientët të ngelin në spitale, pavarësisht se janë të aftë nga pikëpamja mjekësore që të largohen mund të kufizojë mundësinë që pacientët të dërgohen në shtëpi, ose ta bëjnë atë në mënyrë të sigurt. Fuqia punëtore e kujdesit social tashmë është shumë e mangët për shkak të plakjes së popullsisë, kështu që ata mund ta kenë shumë të vështirë për të marrë këtë përgjegjësi shtesë. Për më tepër, numri i infermierëve në distrikte të cilët kujdesen për njerëzit në shtëpi ka rënë ndjeshëm vitet e fundit.
PRANIMET E KUFIZUARA NË SPITALE
Nëse virusi lë më shumë të sëmurë që kanë nevojë për kujdes spitalor dhe gjithashtu në stafin e NHS shumë të sëmurë për të punuar, “mjekët mund të rekomandojnë një qasje shumë të ndryshme për pranimet”, duke përfshirë vonesat në disa raste jo urgjente, thotë plani. Analiza: Kjo mund të sjellë shtyrjen e disa ose të gjitha operacioneve jo urgjente – për shembull operacionet e gjurit, heqjet e kataraktit dhe ndërhyrjet për hernie. Kjo do të shtonte numrin e pacientëve që presin një kujdes të tillë, që vetëm në Angli tashmë është në një rekord 4.5 milion. Ata mund të presin me muaj deri sa virusi të jetë larguar, dhe spitalet mund të kthehen në funksionin e tyre të zakonshëm, për t’u dhënë përparësi pacientëve.
HAPËSIRA PËR TË VDEKUR / MORGE
Plani i veprimit pranon se shpërthimi i Coronavirusit mund të çojë në një rritje të numrit të vdekjeve, veçanërisht në mesin e grupeve të prekshme dhe të moshuarve, dhe se trajtimi i këtyre fatkeqësive shtesë mund të shtojë presionin tek autoritetet lokale. Analiza: Autoriteti i Indeve Njerëzore ka paralajmëruar për problemet me kapacitetin e morgeve që nga vitet 2014-15. Javën e kaluar, Nickie Aiken, deputetja konservatore për qytetet e Londrës dhe Uestminsterit, tha që kishte plane emergjente që lidhen me Covid-19 për një morg në Hyde Park. Ajo më vonë u tërhoq nga kërkesa, mbase për të mos shkaktuar panik. Sidoqoftë, ajo foli të vërtetën, pasi që një rritje e madhe e vdekjeve do të reduktonte aftësinë e sturkturave ekzistuese për të përballuar.
RIKTHIMI NË PUNË I DOKTORËVE INFERMIEREVE NË PENSION
Plani konfirmon që, nëse është e nevojshme, “ata me leje dhe pensionistët” mund të thirren përsëri në punë për të ndihmuar në lehtësimin e presionit ndaj stafit aktual të NHS. Asnjë detaj tjetër nuk jepet, por Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor ka thënë se mund t’u ofrojë mjekëve regjistrim të përkohshëm për kohëzgjatjen e urgjencës. Analiza: Eshtë e paqartë se si ky plan është në përputhje me këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetit që personat mbi 60 vjeç të shmangin kontaktin e mundshëm me njerëzit e infektuar nga virusi. Punonjësit në pension hezitojnë të kthehen në punë për shkak të sigurisë së tyre dhe të pacientëve të mundshëm.
Marrë nga /Abc News/