Nga balta zbulon thesare, zbulohen zotët e antikitetit (FOTO)

Arkeologjia ka bërë hapa përpara të mahnitshme në vitet e fundit, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zbulimet arkeologjike në mbarë botën.

Përdorimi i satelitëve dhe hartave 3D ka zbuluar tempuj që fshiheshin prej shekujsh në pyjet tropikale të Amerikës qendrore, deri tek thellësirat e Mesdheut. Por ka ende shumë për të zbuluar, dhe shpesh herë vepra arti të mrekullueshme mund të dalin nga balta.

Është rasti i dy kokave të gjetura ditët e fundit në qytetin historik të Aizanoi, në Turqinë qendrore. Bëhet fjalë për kokën e zotit të verës Dionisit, dhe të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i tyre ishte zbuluar vite më parë, por kokat mungonin. Nuk dihet ende sesi, por ato u gjetën në një zonë plot baltë që dikur, ndoshta 5 mijë vjet më parë, kishte qenë një përrua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?