Nga Beyonce tek Legend, ja pse yjet mbështesin Kamala Harris

Nesër Amerika është në zgjedhje, mes Trump dhe Harris për ta parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Mbështetja për Kamala Harris nga figura të njohura të industrisë së artit ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve. Emra të famshëm si Beyoncé, John Legend, Megan Thee Stallion dhe Jamie Lee Curtis janë shfaqur hapur në mbështetje të kandidaturës së saj për zgjedhjet presidenciale.

Për këta VIP-a, Harris përfaqëson një shpresë për të ardhmen, duke u fokusuar në çështje që janë me rëndësi të veçantë për audiencën e re dhe për komunitetet që përfaqësojnë. Një arsye kryesore pse shumë artistë e mbështesin Harris është angazhimi i saj për çështjet e drejtësisë sociale, të drejtat e grave dhe barazia racore.

Këto janë tema që rezonojnë fuqishëm me komunitetin artistik, veçanërisht me artistët që dëshirojnë të frymëzojnë një ndryshim të qëndrueshëm në shoqëri. Mbështetja e Harris për reforma dhe mbrojtje të grupeve të margjinalizuara ka bërë që shumë nga këta VIP-a të përdorin platformat e tyre për ta promovuar kandidaturën e saj.

Shumë nga këta artistë, përfshirë edhe Quavo nga Migos dhe aktori Patton Osëalt, kanë shfaqur mbështetje duke inkurajuar publikun e tyre të votojë. Ata shohin Harris si një udhëheqëse që mund të ndihmojë në krijimin e një shoqërie më të drejtë për brezin e ardhshëm dhe përdorin ndikimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes politike.

Një studim nga Universiteti Harvard vuri në dukje se përfshirja e të famshmëve mund të jetë pozitive për demokracinë, duke promovuar pjesëmarrjen qytetare dhe duke nxitur votuesit e rinj të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërhyrja e këtyre figurave publike ka qenë e rëndësishme për të mobilizuar votuesit dhe për të rikujtuar rëndësinë e fushatës dhe të të drejtave të njeriut në SHBA.

Lady Gaga është një nga emrat e fundit që doli në mbështetje të Kamalës ajo ka zbuluar kandidatin që ajo do të votojë vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Është koha të bëhemi gati për të votuar. Do të shihemi në Pensilvani”, deklaroi këngëtarja me famë botërore krahas videos shoqëruar me mbishkrimin “Harris Ëaltz 2024”, duke nënkuptuar kështu mbështetjen e saj për Kamala Harris. Megjithatë, nuk është befasi që këngëtarja zgjodhi Kamala Harris, duke pasur parasysh që pesidenti Joe Biden e emëroi atë bashkëkryetare të komitetit të presidentit për artet dhe shkencat humane vitin e kaluar. /Vanityfair/

SHKARKO APP