Nga rivale në miq, Nikki Haley: Do ta votoj Trump për president

Nikki Haley ka shprehur mbështetjen e saj të qartë për Donald Trump në zgjedhjet që do të mbahen për Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ishin rivalë brenda partisë.

Ish-kandidatja republikane për presidente shtoi se është gati të japë votën për Trump që ai të rikthehet edhe njëherë si president i Shteteve të Bashkuara, teksa u shpreh se manjati ka ende punë për të bërë për të marrë përkrahjen e sa më shumë amerikanëve.

“Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson. “Trump-i do të tregohej i zgjuar nëse u zgjat dorën miliona njerëzve që votuan për mua dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe të mos mendojë se ata thjesht do të votojnë për të. Shpresoj që ai ta bëjë këtë”, shtoi ajo.

Dy muaj më parë Nikki Haley i dha fund fushatës së saj për të siguruar emërimin e Partisë Republikane pas disfatës që pësoi në zgjedhjet e super të martës, ku Trump fitoi bindshëm.

SHKARKO APP