Nga sot deri më 11 Janar duhet të keni test negativ për COVID për t’u futur në Malin e Zi

Prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 Janar 2021  të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?