Nga takimi me njerëzit tek mbyllja totale/ Masa të rrepta në Britaninë e Madhe, çfarë është sistemi i ri me “tre nivele” që përgatiti kryeministri Boris Johnson
Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të shpallë një sistem të ri me “tre nivele” për të menaxhuar situatën e Covidit në Britaninë e Madhe. Ai do të përcaktojë rregulla të ndryshme për rajonet e vendit duke i klasifikuara me rrezikshmëri “të mesme”, “të lartë” ose “shumë të lartë”.
Rajoni i Liverpool City, me 1.5 milionë banorë, pritet të përballet me kufizimet më të rrepta me pub-et dhe palestrat e mbyllura dhe rregulla të mëtejshme për familjet që përzihen brenda.
Johnson do të mbajë një takim me deputetët para se të mbajë një konferencë për shtyp në zyrën e kryeministrit. Liverpool regjistroi 600 raste më 6 Tetor .
Rajoni i Liverpool City përfshin distriktet e autoriteteve lokale të Halton, Knoësley, Sefton, St Helens dhe Wirral, si dhe Liverpool.
Deputetëve lokalë u është thënë gjatë një telefonate me Sekretarin e Shëndetësisë Matt Hancock se të gjitha baret, pub-et, palestrat dhe dyqanet e basteve do të mbyllen ndërsa restorantet do të qëndrojnë të hapura për momentin.
Cili është sistemi i ri me “3 nivele”:
I mesëm (Masat aktuale të kufizimit. Përfshihet rregulli i gjashtë, ndalohet lëvizja pas orës 22:00, aktivitetet sportive mund të luhen vetëm në ambiente të jashtgme dhe lejohen maksimumi 15 të ftuar në ceremonitë e dasmave).
I lartë (Kufizimet e nivelit të dytë pritet të jenë të ngjashme me rregullat që ekzistojnë aktualisht në Middlesbrough dhe Hartlepool, ku është e ndaluar përzierja shoqërore në ambiente të mbyllura. Dy familje lejohen të takohen në një ambient të jashtëm privat, por me respektimin e distancimit shoqëror dhe takimi të bëhet para orës 22:00).
Shumë i lartë – Vendasit do të lejohen të dalin nga zonat e tyre vetëm për udhëtime thelbësore siç janë puna, arsimi ose shëndeti dhe duhet të kthehen para fundit të ditës. Do të ndalohen edhe qëndrimet e atyre që vijnë nga zona me rrezik të lartë.
Familjeve pritet t’u thuhet që të mos realizojnë takime me turma brenda ose jashtë. Nga ora 5 pasdite të Mërkurën, qindra klube nate në veriperëndim pritet të mbyllen. Restorantet do të jenë të kufizuara ndërsa libraritë, kazinotë, palestrat, sallonet e bukurisë dhe parukierët mund të mbyllen.
Këto masa do të vendosen për katër javë para se të merret vendimi. Nëse një biznes mbyllet për shkak të kufizimeve të nivelit të tretë, Qeveria do të paguajë dy të tretat e pagës së çdo punonjësi, deri në një maksimum prej 2,100 £ në muaj sipas planeve të përcaktuara nga Rishi Sunak të Enjten e kaluar.