Ngërçi i SHBA-së, muri me Meksikën apo buxheti?

Fundjavë vendimtare për grindjen e ashpër buxhetore në SHBA. Trump ka kërcënuar me pezullimin e veprimeve të administratës qeverisëse për disa muaj apo vite. Besoj, se kjo nuk ndodh, por jam i përgatitur, tha Trump.

Këtë fundjavë negociohet sërish për buxhetin e qeverisë amerikane, pas një grindjeje që zgjat prej disa javësh. Mesnatën e së shtunës mbaroi edhe java e dytë,  ku një pjesë e qeverisë amerikane është paralizuar. Në një takim të premten të presidentit Trump me përfaqësues të republikanëve dhe demokratëve në opozitë nuk u shënua asnjë progres. Të shtunën negociohet sërish. Në qendër të debatit për buxhetin qëndron kërkesa e Trumpit për fonde për ngritjen e një muri kufitar me Meksikën. Donald Trump kërkon 5,6 miliardë dollarë për ngritjen e murit kufitar, ndërsa demokratët e refuzojnë këtë kategorikisht.

Punë pa rrogë

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me pezullimin e veprimeve të administratës qeverisëse për disa muaj apo vite. Besoj, se kjo nuk ndodh, por jam i përgatitur, tha Trump. Duke pasur parasysh bisedimet në fundjavë, presidenti amerikan tha, se „mund ta zgjidhim këtë shpejt” dhe se një ujdi është e mundur që në fillim të javës së ardhshme. Nga ana tjetër Trump kërcënoi, se në rast nevoje do ta ngrejë murin edhe pa miratimin e kongresit, nëse shpall „gjendjen e jashtëzakonshme për sigurinë në vendin tonë”. Trump tha se „këtë mund të bëj, nëse dua.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak para krishtlindjeve hyri në fuqi bllokada buxhetore për disa ministri, sepse nuk u miratua në kohë një ligj buxhetor për këto ministri. Mes tyre bën pjesë Ministria e Mbrojtjes së Vendlindjes, që kujdeset për ruajtjen e kufijve. Qindra mijëra nëpunës qeveritarë u dërguan në pushim të detyruar ose duhet të punojnë fillimisht pa marrë rrogën./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?