Ngjarja makabre trondit Greqinë, ekzaminimi mjekësor zbulon abuzimin seksual tek foshnja e vdekur

Një ngjarje makabre ka tronditur Greqinë dhe mbarë opinionin publik pasi mjekët kanë konstatuar se, një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën i është nënshtruar një ekspertize ku u zbuluan shenja të abuzimit seksual. Lajmin e ka dhënë Protothema.gr ku thuhet se foshnja ishte nga Siria.

Foshnja siriane është dërguar në spitalin e Fëmijëve P&A Kiriyaku në Athinë në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë. Përveç kësaj, u zbulua se në trupin e vajzës kishte shenja të abuzimit seksual. Foshnja, për fat të keq, nuk mbijetoi, shkruan Prototema.

Prindërit e një foshnje që banojnë në një banesë refugjatësh, në zonën Zograf, dhe një çift tjetër i bashkëkombësve të tyre, të cilët jetonin në të njëjtin apartament, u dërguan në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protothema.gr ka kontaktuar me ekzaminuesin mjekësor Sotiris Bouzianis, i cili tha se kishte gjetur tek fëmija shenja  të abuzimit seksual.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë autoritete greke po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?