FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjarja në Itali/ Sulmohet dhe plagoset me thikë shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin e trenit Rifredi në Firence, Itali.

Pasagjerët që sapo kishin marrë trenin e radhës, kishin parë një të ri që ishte rrëzuar për tokë me gjak në shpinë.

Menjëherë ishte lajmëruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosur me thikë pas shpine mësohet se ishte një 20-vjeçar shqiptar. Sipas të dhënave të para, ai është qëlluar në shpinë me një thikë zvicerane (biçak), nga një person që duket se ka arritur të ikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se më herët, shqiptari dhe personi tjetër kishin pasur një sherr në rrugë, për motive ende të paqarta.

Policia po kontrollon pamjet e kamerave për të identifikuar sulmuesin e shqiptarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?