Ngjarje e rëndë në Liverpool, bashkëmoshatarët vrasin me thikë 12 vjeçaren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qendër të Liverpool, ku një 12 vjeçare është vrarë me thikë nga disa bashkëmoshatarë të saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se e mitura Ava White, u godit për vdekje me thikë në qendër të qytetit, dhe dyshimet kryesore janë se autorët e këtij krimi të rëndë janë një djalë 13 vjeç, një 14 vjeç dhe një 15 vjeçar që aktualisht janë ndaluar nga autoritetet e policisë.

Ndërkohë në media thuhet se e mitura dhe shokët e saj para ngjarjes janë grindur me njëri-tjetrin më pas ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Disa kalimtarë rasti, kanë qenë dhe dëshmitarë të incidentit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë 12 vjeçares, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Ndërkaq autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

SHKARKO APP