Nigeri, ushtria liron 178 pengje të Boko Haram, të gjithë gra e fëmijë
Ushtria nigeriane ka njoftuar se ka liruar 178 persona që mbaheshin peng nga grupi militant Boko Haram, në veri të Bornos.
Mësohet se 101 prej tyre janë fëmijë dhe 67 janë vajza. Ushtria nuk saktëson nëse mes vajzave të liruara ka dhe nga ato që u rrëmbyen nga një shkollë në Chibok, në prill të vitit 2014.
Gjithashtu, ushtria bën me dije se është kapur një nga komandantët e Boko Haramit.
Grupi militant që vepron në Nigeri ka vrarë rreth 5500 civilë që nga viti 2014.