Nis procesi i zgjedhjes së Papës, ja kur pritet tymi i parë
Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri. Këtë pasdite është mbledhur Konklava në Kapelën Sistine në Vatikan, ku 133 kardinalë votues do të zgjedhin Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri. Ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku. Ai shihet si figurë që mund të ndërthurë prirjet progresiste me përfshirjen e klerikëve më konservatorë në drejtimin e Kishës.

KOHA JONË SONDAZH

