FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takim historik Trump-Putin në Helsinki (VIDEO)

Dy nga liderat botërorë Donald Trump dhe Vladimir Putin po zhvillojnë një takim të përbashkët në Finlandë.

Takimi kokë më kokë mes presidentit rus dhe atij amerikan sapo ka nisur në pallatin presidencial Helsinki.

Takimi po zhvillohet në kushte të vështira, vetëm pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë paditi 12 agjentë të inteligjencës ruse për akuzat për sulmin ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatës presidenciale të Hillary Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Trump fajësoi Shtetet e Bashkuara për tensionet midis vendeve dhe jo Rusinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump para takimit, vlerësoi Putin për mënyrën e organizmit të Kupës së Botës.

Presidenti amerikan u shpreh se ata do diskutojnë për çdo gjë, nga tregtia në ushtri deri te raketat bërthamore, për Kinën etj.

Ndërsa përsa i përket marrëdhnies midis dy vendeve, ai tha se dy vendet kanë mundësi të mira së bashku.

Por një nga çështjet që nuk do të trajtohet është ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, që kritikët i quajtën akt lufte.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?