Nis udhëtimin e parë anija më e madhe në botë

“Icon of the Seas” është kulmi i më shumë se 50 viteve të ëndërrimit, inovacionit dhe të jetuarit të misionit tone, për të ofruar përvojat më të mira të pushimeve në botë dhe me plot përgjegjësi”, tha në fillim të kësaj jave presidenti i Royal Caribbean Group, Jason Liberty.

Kjo është anija më e madhe në botë e cila është nisur për të realizuar udhëtimin e parë nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa anija po bëhej gati për lundrimin e saj të parë shtatë ditor, ajo u inagurua nga ylli i fushës së blertë Lionel Messi si dhe lojtarë të tjerë të skuadrës së Inter Miami-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Icon of the Seas” është 5 herë më e madhe se Titaniku, ka 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?