FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Niset treni i parë i mallrave nga Britania e Madhe drejt Kinës

Treni i parë i mallrave i përbërë nga 30 vagonë është nisur nga qyteti Essex i Britanisë së Madhe. Ai do të udhëtojë 12 mijë kilometra në 17 ditë, për të arritur në qytetin kinez Zhejiang

Nis linja e parë e trenave e cila do të transportojë mallra direkt mes Britanisë së Madhe dhe Kinës.

Treni i parë i mallrave i përbërë nga 30 vagonë është nisur nga qyteti Essex i Britanisë së Madhe. Ai do të udhëtojë 12 mijë kilometra në 17 ditë, për të arritur në qytetin kinez Zhejiang.

Swiss Digital Desktop Reklama

Treni i cili do të transportojë mallra eksporti të Britanisë, do të kalojë përmes Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Polonisë, Bjellorusisë, Rusisë dhe Kazakistanit. Ai pritet të jetë në Zhejiang më 27 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në trenin e parë të mallrave të nisur nga Britania e Madhe ka më së shumti mallra të prodhuar në këtë vend si, wiski, birra, pije të gazuara, produkte ndihmëse ushqimore dhe produkte për bebe.

Drejtuesi i kompanisë së transportit, DP World, Sultan Ahmed Bin Sulayem, thotë se transporti me tren është më i shpejtë se ai detar dhe më i lirë se ai ajror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?