Një 50-vjeçare arrestohet për futjen e gjilpërave në luleshtrydhe

Një grua është arrestuar në Queensland për shkak të luleshtrydheve, brenda të cilave u gjendën gjilpëra.

Policia tha se 50-vjeçarja u arrestua të dielën “pas një hetimi të gjerë”.

Gruaja pritet të përballet me akuza të paspecifikuara të dielën në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një hetim mbarëkombëtar filloi pas blerësve të tronditur që raportuan për herë të parë këtë ndotje në shtator të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur mbi 100 raporte për gjetjen e gjilpërave në fruta në supermarkete në Australi. Luleshtrydhet në Auckland, me origjinë nga shteti i Australisë Perëndimore, u shitën në dyqanet e Countdown të Zelandës së Re në mbarë vendin javën e kaluar.

Fermerët u detyruan të hidhnin shumë arka me luleshtrydhe që të mos lëndonin njerëz.

Rastet e para dolën në Queensland, ku një burrë u dërgua në spital me dhimbje stomaku pasi hëngri luleshtrydhe.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?