Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Një dorë vendesh të pasura po gllabërojnë dozat”! Drejtori i OBSH-së kritikon ashpër “nacionalizmin e vaksinave”

Bota E premte, 23 Prill 2021 16:28
“Një dorë vendesh të pasura po gllabërojnë dozat”! Drejtori i OBSH-së kritikon ashpër “nacionalizmin e vaksinave”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur me kritika të forta ndaj vendeve të fuqishme që gllabëruan vaksinat kundër COVID-19.

Zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan në një koment të botuar në gazetën New York Times se “nacionalizmi i vaksinave” ka dobësuar nismën e COVAX-it, të krijuar nga OBSH-ja për t’u ofruar vaksina vendeve me të ardhura modeste. Në realitet, “një dorë vendesh të pasura po gllabërojnë sasitë e disponueshme, pasi prodhuesit ua shesin atyre që bëjnë ofertat më të mira, ndërsa pjesa tjetër e botës vërtitet për të kapur thërrimet”. Kjo, shprehet drejtuesi i OBSH-së, ruan një raport patronazhi në botë, duke i mbajtur vendet e varfra në të njëjtën pozitë të disfavorshme.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 59 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 1 ore

Megjithëse në shumë vende të botës po intensifikohen ritmet e vaksinimit ndërsa ka kaluar një vit që nga përhapja globale e pandemisë, një numër vendesh po hasin në një krizë akute me rritjen e shpejtë të infektimeve.

Autoritetet indiane thanë të premten se kanë regjistruar mbi 332,000 raste të reja në një periudhë 24 orëshe, një shifër e re rekord për këtë vend.

Të paktën gjashtë spitale në Nju Delhi nuk kanë më ose janë në prag të mbarimit të respiratorëve për pacientët.

Mungesa akute e oksigjenit për të shtruarit në spitale bëri që gjykata e lartë të japë urdhër për të kaluar një pjesë të oksigjenit që përdoret nga industria tek spitalet në nevojë.

Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, India ka regjistruar në total mbi 16 milionë raste me koronavirus, duke u renditur e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, Japonia është pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si rezultat i përhapjes së shpejtë të infeksioneve të reja vetëm pak muaj para çeljes së Lojërave Olimpike të Tokios.

Japonia ka diagnostikuar në total më shumë se 558,000 raste me koronavirus dhe mbi 9800 të vdekur./VOA

Etiketat e lidhura

OBSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Tani

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.