Një ish-ministër akuzohet për vrasje

Një ish-ministër i Brendshëm rumun, i akuzuar për vrasje të vullnetshme, njoftoi sot dorëheqjen nga parlamenti për t’i mundësuar prokurorëve të vazhdojnë hetimet, disa ditë pasi mijëra manifestues kishin dalë kundër tij.

Gabriel Oprea ka publikuar në llogarinë e tij Facebook letrën e dorëheqjes që ia ka dërguar Senatit, duke dënuar njëkohësisht sulmet dhe mashtrimet që e kanë shënjestruar.

Ky gjest erdhi një javë pas refuzimit nga Senati, të dominuar nga socialdemokratët, që t’i hiqnin imunitetin, një votë që kishte sjellë shumë kritika nga liberalët dhe e djathta e qendrës si dhe nga shoqëria civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten në mbrëmje, disa mijëra persona ishin mbledur në rrugët e Bukureshtit dhe të shumë qyteteve të mëdha për të kërkuar largimin e ish ministrit dhe duke dënuar bllkimin e hetimit nga Senati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?