Një ish-ushtar pranon vrasjen e gazetarit

Ish-ushtari, Miroslav Marcek ka pranuar se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurën e tij, Martina Kusnirova, krim që pati nxitur protestave masive në Sllovaki dhe ka rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico.

Marcek i ka thënë Gjykatës Speciale Penale në Pezinok, në veri të Bratisllavës, se pranon fajin, duke synuar që t’i shmanget dënimit me vdekje.

Marcek është akuzuar për vrasjen e gazetarit Kuciak, 27-vjeçar dhe të dashurës së tij në shtëpinë e tyre jashtë kryeqytetit, Bratisllavë në shkurt të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam fajtor sipas Artikullit 1”, ka thënë Marcek para gjykatës kur është pyetur që të bëjë deklaratë për akuzat që i ka përmendur prokurori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të pandehurit tjerë, duke përfshirë biznisemenin, Marian Kocner, që janë akuzuar për dhënie të urdhërit të vrasjes, kanë thënë se janë të pafajshëm.

Një tjetër i pandehur ka refuzuar të deklarohet në seancë.

Pas protestave dhe dorëheqjes së Ficos, zyrtarë të lartë të drejtësisë janë larguar nga pozitat e tyre, pasi hetimet patën treguar se ata kanë qenë në kontakt me Kocnerin, biznisemen që ka qenë në qendër të raportimeve të Kuciakut.

Rrëfimi i Marcekut nuk ka qenë shumë befasues, pasi televizioni publik sllovak ka raportuar bazuar në burime se ai ka pranuar fajin një vit më parë gjatë seancave gjyqësore.

I dyshuari i pestë, Zoltan Andrusko, që ka pranuar fajësinë në muajin dhjetor, është dënuar më 15 vjet burgim për këtë rast./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?