Një italian lë 500 euro bakshish, por kamarieri e ndjek nga pas dhe i kërkon dyfishin
Bakshishi prej 500 eurosh që la një italian gjatë një darke në Saint-Tropez në rivierën franceze, nuk u gjykua e kënaqshme dhe kamarieri. Ai ndoqi atë deri në parkingun e restorantit dhe i kërkoi edhe 500 euro të tjera për të kapur shifrën e 1 mijë eurove bakshish.
Kryebashkiakja Sylvie Siri, e cila përveç përdorimit të fjalëve si “shantazh” dhe “zhvatje”, vendosi që restorantet dhe baret në qytet të mbulohen me afishe “Signal Conso”. Kjo është një nismë që lejon konsumatorët nëpërmjet përdorimit të një kodi QR, për të raportuar çdo abuzim.
Sipas një investigimi të fundit gazetaresk të botuar në “Nice Matin”, në zonat më të njohura të rivierës franceze, është zakon të mos rezervohet një tryezë për klientët që konsiderohen jo të pasur ose bujarë mjaftueshëm.