Një javë shterrethim shëndetësor, si ka evoluar pandemia e koronavirusit në Itali

Pas Kinës, Italia ëshë vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat zyrtare raportojnë se numri i të infektuarve po arrin në 25,000 persona dhe janë regjistruar mbi 1,800 viktima  nga koronavirusi.

Prej 5 ditësh ka hyrë në fuqi regjimi i rregullave të forta të qeverisë që ndalon lëvizjen e personave duke pezulluar çdo aktivitet tregtar me përjashtim të atyre që garantojnë nevojat më të domosdoshme jetike.

Autoritetet përmes të gjitha organeve mediatike institucionale e televizive, publike e private, i bëjnë thirrje të vazhdueshme popullsisë të mos dalin nga banesat , vetëm në rast emergjence.

Kanalet zyrtare raportojnë çdo ditë të dhëna të detajuara e transparente për cdo provincë e rajon.

7 ditë më parë në Itali numri i personave të infektuar me koronavirus ishte 9,172 persona e u regjistruan 463 viktima.

Sot një jave më pas numri i tyre është rritur në mënyrë progresive. Në të dhënat e 24 orëve të fundit pacientë pozitivë me koronavirus janë  24, 747 persona e u regjistruan 1809 viktima.

Brenda një jave janë shënuar rreth 1400 viktima më shumë e mbi 15 mijë të infektuar të tjerë dhe sipas mjekëve e specialistëve të sëmundjeve infektive, pandemia nuk ka arritur ende pikun e përhapjes së saj në Itali.

Pozitive gjatë kësaj jave është se janë shënuar rreth 1500 pacientë të shëruar nga 794 që ishte numri i tyre më 9 mars, e sot një javë më pas ka arritur në 2335.

Pandemia ka shënuar pacientë në të gjitha rajonet e Italisë  por territori më prekoupues mbetet veriu i Italisë e veçanërisht rajoni i Lombardisë, Emilia Romagna, Veneto e Piemonte.

Data 15 mars ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave gjatë 24 orëve , me 368 më shumë në krahasim me një ditë më parë e në dy rajonet jugore italiane në Sardegna e Calabria ku janë shënuar viktimat e para.

Ecuria progresive e përhapjes së Pandemisë së koronabirust në Itali nga 9 -16 mars 2020

9 mars 2020

463 viktima e 9,172 të infektuar. Numri i pacientëve të shëruar është 724.

10 mars 2020

631 viktima e 10,149 të infektuar.

11 mars 2020

827 viktima e 12,462 persona të infektuar nga koronavirusi. Pacientë të shëruar janë 1,045. Janë kryer 60,761 tampone.

12 mars 2020

1,016 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në Itali e numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15,113.

Numri i pacientëve në terapi intesive është 1,153.

6,650  pacientë po kurohen në struktura spitalore e 5,036 në kushte shtëpie.

Numri i personave të shëruar është 1,258.

13 mars 2020

1,266 numri i viktimave dhe 17,660 numri i personave  të infektuar. Numri i personave të shëruar është 1,439.

14 mars 2020

21,157 të infektuar e 1,441 viktima nga koronavirusi. Të shëruar janë 1,966 persona e janë kryer 109,170 tampone në nivel kombëtar.

15 mars 2020

1,809 viktima nga koronavirusi në Itali dhe 24,747 të infektuar. Numri i personave të shëruar është 2,335. Në Itali deri më sot janë kryer 124, 899 tampone.

SHKARKO APP