Një moment televiziv që preku zemrat e publikut

Një moment tepër i ndjerë ka ndodhur në një studio televizive në Turqi, ku një mace që jeton prej kohësh në ambientet e televizionit solli në jetë pesë kotele.

Gjatë transmetimit live, moderatori njoftoi publikun për lindjen e koteleve, duke ndarë me shikuesit lajmin e gëzueshëm dhe duke i ftuar ata të ofronin ndihmë për adoptimin e tyre. Me një ton të qetë dhe plot emocion, ai theksoi se vogëlushët kanë nevojë për një shtëpi të ngrohtë dhe përkujdesje.

Gjesti i tij i thjeshtë, por me shumë zemër u përhap menjëherë në rrjetet sociale, duke sjellë një valë reagimesh pozitive dhe oferta për adoptim nga e gjithë vendi. Shumë qytetarë përgëzuan iniciativën, duke e cilësuar si një shembull të bukur të përgjegjësisë dhe dashurisë ndaj kafshëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?