Një muezin sulmohet me thikë brenda xhamisë ndërsa lutej
Një muezin u qëllua me thikë në xhami në Parkun Regent në Londrën qendrore . Mediat lokale raportojnë se viktima e sulmit rreth shtatëdhjetë vjeç u gjet me dëmtime në qafë por pa rrezik për jetën.
Sulmuesi u arrestua nga policia për tentativë vrasjeje.Nga hetimet paraprake, incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin.
Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e arrestimit të agresorit.
Xhamia në Parkun Regent është më e madhja në Britani dhe ka një kapacitet për 5,000 njerëz. Në kohën e goditjes me thikë, rreth 300 besimtarë u mblodhën atje për lutje.
Në një deklaratë të lëshuar nga vetë Xhamia Qendrore e Londrës, konfirmohet se “një individ i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë muezinin gjatë namazit, rreth orës 3 pasdite”.
Sipas një dëshmitari të pranishëm në xhami në kohën e goditjes me thikë, 59-vjeçari Abi Watik, sulmuesi nuk ishte i huaj dhe ishte parë të vinte rregullisht në vendin e adhurimit gjatë 6 muajve të fundit.
“Edhe sot ai ishte duke u lutur pas muezinit – tha Watik – kur papritmas e sulmoi atë. Ai priti fillimin e lutjes dhe heshti në kohën e sulmit”.
Ndërkohë, përfaqësuesit e bashkësisë islamike britanike denoncojnë rastet e shtuara të episodeve të islamofobisë dhe agresionit kundër besimtarëve.
Ata ankohen për vëmendjen e pamjaftueshme të qeverisë.