Një postim i Shtëpisë së Bardhë me Trumpin dhe një pinguin që ’’pushtojnë’’ Groenlandën shkakton ironi

Një postim i Shtëpisë së Bardhë, i gjeneruar me IA dhe i publikuar në X, është bërë viral.

Ai ka një foto të presidentit Trump duke ecur në dëborë me një pinguin që mban flamurin amerikan dhe duke u drejtuar drejt maleve të akullta me flamurin e Groenlandës.

Një ide e marrë nga dokumentari i vitit 2007 ’’Encounters at the end of the world’’ nga Werner Herzog, i cili gjithashtu kap një pinguin që largohet nga grupi i vetëm në drejtim të kundërt me rrymën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, imazhi i postuar nga menaxherët e medieve sociale të manjatit ka shkaktuar një sasi të bollshme ironie dhe memesh në mediet sociale duke filluar me faktin se pinguinët jetojnë vetëm në Hemisferën Jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa i kujtojnë presidentit se shkurtimi i fondeve për arsimin mund të mos ketë qenë një ide e mirë, dhe disa në vend të kësaj e lënë pinguinin të flasë: “E dini që kjo nuk është Groenlanda, apo jo?”

Të tjerë postuan një hartë që nxjerr në pah zonat ku mund të gjenden pinguinët.

Megjithatë, memet më armiqësore sugjeruan se shoqëruesi më i mirë i Trump në pushtimin e Groenlandës do të ishte një ari polar.

Ish-ministri kanadez i Mbrojtjes dhe kryeministri i Albertës, Jason Jennedy, komentoi se “ai… ngatërroi vazhdimisht Islandën me Groenlandën, tani stafi i tij po ngatërron Antarktidën me Groenlandën. Kombi më i fuqishëm në Tokë po drejtohet si një shfaqje kllounësh”.

“Trump dëshiron të përsërisë edhe një herë se është një idiot i plotë. Groenlanda nuk është shtëpia e pinguinëve dhe Trump nuk ka të drejta as për Groenlandën dhe as për pinguinët. A është kjo vërtet Shtëpia e Bardhë? Pra, Shtëpia e Bardhë është një shaka injorante”, tha ekonomisti i njohur suedez, Anders Aslung.

Së fundmi, ka nga ata që kujtojnë një tjetër gafë të Shtëpisë së Bardhë që përfshinte këto kafshë, kur në Ditën e Çlirimit presidenti i sapozgjedhur vendosi gjithashtu tarifa për ishullin Heard dhe ishullin McDonald, të populluar vetëm nga pinguinë të pafajshëm. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?