FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një re e çuditshme në qiellin e qytetit turk, fotot bëhen virale në rrjetet sociale

Një re në formë rrethore u shfaq papritur në diell, si një disk fluturues në ngjyra të ndezura. Kjo ngjarje ka lënë pa fjalë banorët në qytetin turk të Bursës.

Pamjet nga reja e pazakontë u bënë virale në rrjet ndërsa lindja e diellit i jepte ngjyra nga të kuqe në të verdhë.

Shërbimi meteorologjik i vendit bëri të ditur për mediat se forma e resë vinte si shkak i luhatjeve të forta të erës mbi kodra dhe male.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmitarëve okularë, reja qëndroi në atë formë për rreth një orë përpara se të zhdukej nga qielli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?