Një shkollë e braktisur bëhet qytet i refugjatëve

Të zhvendosur nga lufta dhe të paaftë për të gjetur një vend në kampet e refugjatëve të mbipopulluara, në Irak ata gjithnjë janë duke u strehuar në ndërtesa të braktisura. Të jetosh në skelete të strukturave të papërfunduara dhe të pambrojtur nga shiu, familje të panumërta nga lufta nuk po jetojnë një jetë me disa kushte bazike.

Në Sharya të Irakut, një kamp refugjatësh me 17.000 familje, janë zhvendosur të gjallë në qytetin e shkatërruar. Një ndërtesë të madhe që nuk ka përfunduar ishte projektuar për shkollë por tani jo më. Të paktën 500 njerëz jetojnë në këtë objekt, e pronari i së cilës thuhet se është në Europë.

Këto skena të dëshpërimit janë rezultat i pushtimit nga ISIS të Irakut. Brenda natës, rreth 200,000 anëtarë të këtij minoriteti fetar ikën pasi Shteti Islamik do kryente ekzekutime në masë. Mijëra gra të reja kanë qenë të detyruar në skllavëri seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani, të ballafaquar me mbylljen e rrugëve të emigrimit në Europë për ta nuk ka më vend se ku të shkojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi:Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?