Një takim historik i François Hollande nëKubë

Presidenti francez Francois Hollande ka mbërritur ditëne sotme në Havanë. Ai është lideri i parë francez që viziton Kubën pas më shumë se një shekulli dhe udhëheqësi me profilin më të lartë europian që viziton vendin që nga rivendosja e marrëdhënieve histroike me SHBA­në. Vizita e Hollande ka si qëllim transmetimin e mesazhit për afrimin e Kubës me BE-­në.

“Pas vendimit të Obamës lidhur me marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA, Franca së bashku me Europën dëshirojnë të jenë në anën e tyre gjatë këtij procesi. Me Francën, Kuba mund të ketë një aleat besnik, “u tha ai gazetarëve në aeroport. Hollande, i cili shoqërohej nga 30 krerë të biznesit në udhëtim, pritet të takohet me liderin kubanez Raul Castro. Si partneri i dhjetë ekonomik i Kubës, Franca dëshiron të forcojë praninë e saj në tregun kubanez dhe të mundësojë hapjen e ekonomisë së ishullit BE pezulloi marrëdhëniet me Kubën në vitin 2003 pas një goditje ndaj disidentëve dhe gazetarëve, por në vitin 2014 ajo rifilloi bisedimet për të rivendosur marrëdhëniet me shtetin komunist.

SHKARKO APP