FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një tërmet godet Turqinë veriore, ja të dhënat paraprake

Një tërmet me fuqi prej 4.5 ballë ka goditur provincën Kastamonu të Detit të Zi në Turqi, njoftoi agjencia e katastrofave të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit theksoi se tërmeti ndodhi në orën 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 7 kilometrash.

Asnjë viktimë deri më tani nuk është raportuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë goditi provincën e Izmirit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 116 personave ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë u lënduan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?