Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, lëshohet alarmi për cunam

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 goditi brigjet e Fukushimës në veri të Japonisë mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa autoritetet lëshuan edhe një paralajmërim për cunam.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë zonës ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm me magnitudë 9 i shkallës rihter 11 vite më parë. Agjencia e paralajmërimit të cunameve njoftoi se dallgët mund të arrijnë deri në një metër në bregun e Miyagi dhe Fukushima-s.

Tërmeti i fundit është ndjerë në pjesën më të madhe të veriut dhe lindjes së Japonisë, deri në Tokio, ku ndërtesat u tronditën fuqishëm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?