Një tjetër ndihmë për luftën me pandeminë, G-20 mbledh 8 miliardë dollarë

KE dhe BE miratuan fondin monetar që do jetë në dispozicion të vendeve të prekur dhe të dëmtuar prej pandemisë.

Forumi i G-20-s ka hartuar nismën përmes së cilës u bën thirrje, të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, sektorit privat, të angazhohen dhe të kontribuojnë në luftën me pandeminë duke vendosur si objektiv mbledhjen e 8 miliardë dollarëve.

Forumi ndërkombëtar për qeveritë dhe guvernatorët e bankave qendrore të 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian apo si njohet shkurt (G-20) ka njoftuar se deri më tani ka mbledhur 1.9 miliardë dollarë.

Një ndihmë e madhe erdhi nga Arabia Saudite e cila ka presidencën e radhës dhe kontribuoi me 500 milionë dollarë.

Së fundmi Britania ka njoftuar se ka kryer provën e parë tek njeriu të një vaksine që lufton koronavirusin.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara e kryen testin e parë me vaksinën kundër virusit, në muajin mars në Siatëll të shtetit të Uashingtonit.

Ndërsa edhe Kanadaja, Rusia dhe disa vende të tjera po punojnë gjithashtu për zhvillimin e një vaksine e cila është kthyer në epiqendër të shumë shteteve.

SHKARKO APP