FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një zyrtar i OBSH-së bën thirrje për kujdes pas lehtësimit të masave

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se krahas lehtësimit të masave të izolimit, duhet shtuar kujdesin nga një përhapje e re e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Koronavirusi nuk ka ikur”, i tha BBC-së, David Nabarro, zyrtari kryesor i OBSH-së për sëmundjen COVID-19.

Ai tha se njerëzit do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancën fizike aq sa munden, dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren.

Swiss Digital Desktop Reklama

OBSH-ja disa herë ka paralajmëruar vendet që të kenë kujdes me lehtësimin e masave, pasi mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të epidemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 5.8 milionë raste të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 359,791.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?