Njerëzit po hanë plastikë

Plastika po kontaminon trupat tanë, konfirmojnë shkencëtarët për herë të parë. Grimca të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë ne çdo ditë.

Aktivistët thonë se është bërë e pashmangshme që njeriu të konsumojë, pijë apo thith plastikë, me pasoja potenciale të dëmshme. Këtu përfshihen rreziku nga infeksionet bakteriale, futja e kimikateve të dëmshme në trup, irritimi i veshjes së brendshme të zorrës, dhe ndikimi në sistemin imunitar.

Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit. Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?