Njeriu më i pasur i Kinës dhuron 11 milionë paund për të zbuluar vaksinën kundër koronavirus
Njeriu më i pasur në Kinë, Jack Ma, ka dhuruar jo pak, por plotë 100 milion jen, që do të thotë rreth 11 milionë paund, për të ndihmuar kërkimet shkencore për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit. 55-vjeçari, i cili është themeluesi i kompanisë Alibaba, ka zbuluar dhurimin që do të bëjë, përmes një postimi në profilin e tij në sajtin Weibo.
Në njoftimin e bërë thuhet se paratë do të përdoren për të ndihmuar në zhvillimet shkencore për vaksinën ndaj koronavirus. Ai ka shtuar se rreth 20 milionë jen (2.8 milionë dollarë), do të shkojnë si për Akademinë Kineze të Shkencave, edhe për Akademinë Kineze të Inxhinierisë, për kërkimet në këtë fushë.
Në faqen e fodacionit shkruhej:
Fondet e mbetura do të përdoren për të mbështetur institucionet më të larta kërkimore shkencore vendase dhe të huaja si dhe studiuesit, për të bashkëpunuar në këtë kërkim shkencor”.
Sipas MailOne, ky dhurim bujar është bërë vetëm disa ditë pasi Alibaba premtoi se do të dhuronte 1 bilion jen (144 milion dollarë) për të ndihmuar ndërtimin e spitalit në Wuhan dhe në provincën Hube.