Njeriu që “shëron” kancerin rrezikon burgun

Një burrë rrezikon të dënohet me burg, pasi deklaroi në portalin e tij se mund të shërojë kancerin. Jerry Sargeant, i cili e quan veten “lehtësuesi”, tha se kishte mësuar vetë që të shëronte duke përdorur magjinë e yjeve dhe duart, pasi kishte dëshmuar largimin e shpirtit nga trupi i një gruaje, e cila kishte vdekur në një aksident me makinë.

Ai pretendon se kjo i dha aftësinë për të shëruar njerëzit, në seanca të cilat nisin me 90 paund për 15 minuta. Kur ai u arrestua dhe u pyet për aftësitë e tij shëruese të kancerit, 39-vjeçari Sargeant i tha hetuesve se mund t’i duhej më shumë se 1 orë, pasi ‘nuk mund të përcaktosh kohë, kur vjen puna tek magjia’.

Hetuesi Kirsty Panton tha se një prej reklamave në portalin e tij ofronte “shërim me energji për kancerin” dhe se faqja e tij “ishte vendi më i mirë për të kuruar kancerin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

39-vjeçari pretendon se ka kuruar migrenën e gruaje, i ka rikthyer ecjen një tjetre, etj. Policia mori në pyetje edhe njëherë të cilët besojnë se janë shëruar nga Sargeant. Autoritetet nisën ta hetonin “shëruesin”, Qershorin e vitit të shkuar dhe zbuluan se në 3 muaj, ai i merrte klientëve të tij një shumë prej 1,999 paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sargeant, nga Gloucestershire u shpall fajtor për 4 akuza dhe pritet që gjykata të japë vendimin për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?