Njerku e filmonte prej vitesh duke bërë dush, 19-vjeçarja: Kam tentuar…

Në moshën 19-vjeçare, Lauren Brightwood gjeti guximin për të rrëfyer një histori të errët që ka nisur që në fëmijëri. Lauren ka treguar së fundmi se prej shumë vitesh njerku e filmonte teksa bënte dush. E reja ka treguar për prestigjiozen “The Sun”, se ishte në prag të ditëlindjes së 18-të, kur pa diçka të zezë sipër derës së banjës. Kur u afrua, zbuloi se objekti ishte telefoni i njerkut.

Fillimisht Lauren thotë se nuk ishte në gjendje ta kuptonte se përse telefoni ndodhej aty, por për të mësuar më shumë thërriti të ëmën. Pasi e ëma mësoi mbi këtë episod, vendosi që bashkë me të bijën ta denonconte rastin në polici. Para hetuesve njerku ishte justifikuar duke thënë se e vendoste telefonin aty pasi shqetësohej se mos i ndodhte diçka vajzës, por më pas e pranoi se e kishte filmuar që kur kishte qenë 13-vjeçe.

Lauren thotë se është ende e tronditur pasi marrëdhënia që ajo kishte krijuar me njerkun ishte ajo e një babai me të bijën, pasi ai ishte martuar me nënë e saj kur vajza ka qenë vetëm 4 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam tepër e tronditur. Nuk mundem t’i kthehem jetës sime normale. Pas ngjarjes tentova të vetëvritem. Është shumë e vështirë, tanimë nuk mund t’i besoj asnjë njeriu. Kur shkoj në shtëpi shikoj se mos më kanë vendosur ndonjë kamer që më përgjon”, tregoi Lauren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?