FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Njihni Kosovën ose grusht shteti”, Lavrov: BE po shantazhon Serbinë dhe Vuçiç

Rusia pretendon se Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç. “BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut”, u shpreh ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, në një intervistë për median Rusia24.

Kryediplomati i Putinit përsëriti retorikën e zakonshme se perëndimi po tenton të përsërisë skenarin e Ukrainës të vitit2014 për të përmbysur lidershipin edhe në Beograd.

“Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me një grusht shteti”, u shpreh Lavrov. Ministri rus pretendoi se Bashkimi Europian nuk do të ketë një të ardhme të ndritur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?