Njihuni me mjeken më të veçantë në botë, pacientët “vdesin” për të (FOTOT)

Sarah Gray, një mjeke 31-vjeçare dhe njëkohësisht “Mjekja me më shumë tatuazhe në botë”, është shembulli më i mirë që nuk mund të gjykosh një libër nga kopertina e tij.

Për më tepër, pamja e saj e pazakontë ndonjëherë e ndihmon edhe kur punon me pacientë. Ajo ka kombinuar dashurinë e saj për artin dhe mjekësinë.

Dr. Sarah e përcakton veten si mjekja më e gjallë që punon në Spitalin “Royal Adelaide”, ku po zhvillon praktikën, pasi është drejt rrugës për t’u bërë një kirurge ortopede. Si një ish-modele e revistës “Inked Australia/Zelanda e Re” dhe Miss “Inked Australia”, Sara u bë e njohur vite më parë dhe tani ka mijëra ndjekës në mediat sociale. Kur u pyet se si ndikon pamjen e pazakontë në punën e saj, Sara përgjigjet se ndonjëherë mund të jetë një pikë e mirë bisedimi, veçanërisht për brezin e ri, herë pas here thyen akullin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?