Njihuni me shtëpinë termike, aty ku dritaret i shndërrojnë rrezet në energji (Foto)
Duken si dritare normale, por brenda tyre rrjedh një përzierje alkooli dhe uji të distiluar.
Janë projektuar nga shkencëtarë dhe arkitektë evropianë në tentativën për të prodhuar ndërtesa me eficensë të lartë energjitike në të ardhmen. Projekti, aktualisht po eksperimentohet në një ndërtesë, e ndërtuar pak muaj më parë në Sofie, të Bullgarisë. Brenda çdo dritareje ka një fluks konstant prej 70 litrash uji të distiluarl dhe 30 litra glicole etilik, që ka funksionin e antingrirjes.
Çdo panel transparent në praktikë shndërrohet në kolektor diellor, falë qelizave fotovoltaike, dritaret thithin rrezet diellore dhe i transformojnë në energji termike, duke ngrohur të gjithë ndërtesën. Kërkuesit po testojnë sistemin dhe ende janë në fazën e nxjerrjes së të dhënave. Temperatura dhe lagështia janë në monitorim konstant për të kuptuar nëse temperatura mund të qëndrojë në kohë edhe pasi ndërtesa është ngrohur tashmë…