Njihuni me zonjën Trump
Shumë persona që kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë mund të kenë mbetur të impresionuar nga ambientet magjepsëse dhe të kushtueshme, por ndoshta për Melanie Trump nuk do të ishte kështu.
Teksa i shoqi i saj, Donald Trump kandidon për president, vëmendja për të njohur kandidaten për Zonjën e parë amerikane sa vjen e rritet. Por kush është Melanie Trump?
Ish-modelja sllovene, është 45 vjeç, plot 24 vjeç më e vogël se bashkëshorti i saj dhe është akuzuar shpesh se është martuar për paratë e tij.
Bukuroshja nga vendi ish-jugosllav ka shkuar në SHBA 19 vite më parë, më 1997. “Daily Mail” e quan atë emigrantja ambicioze, e cila është bërë gruaja e tretë e Trump dhe nëse ai zgjidhet president, do të jetë Zonja e Parë e Amerikës që do të jetë e huaj, që nga koha e Loiuis Adams, bashkëshortja britanike e presidentit John Quincy Adams më 1820.
Zonja e Parë mund të jetë e dy kategorive, ato që dëshirojnë të duken të bukura e të mira në sfond. Janë dhe ato si Nancy Reagan, Hillary Clinton dhe Eleanor Roosvelt, prezenca e të cilave ndihet jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në qeveri.
Mungesa virtuale e zonjës Trump në fushatën e bashkëshortit, që mezi ka folur kur është shfaqur, të jep bindjen se do të jetë në kategorinë e ish-zonjave të para.
Më në fund ajo foli këtë javë, ndoshta dhe për të zhdukur fjalët se Trump u martua me bukurinë dhe jo trurin e saj.
“Nuk jam një person që thotë ‘po’. Unë i them atij mendimet e mia. Ndonjëherë ai i ndjek dhe ndonjëherë jo. A jam dakord me të gjatë gjithë kohës? Jo, sigurisht që jo dhe ia them këtë”, rrëfen Melanie.
Teksa i shoqi nisi fushatën elektorale ata flisnin disa herë në ditë në telefon dhe Melanie jepte mendimet e saj për zhvillimet politike. E lumtur për harmoninë martesore, ajo duket se është dakord me disa këndvështrime provokative të të shoqit. “Ai dëshiron të mbrojë njerëzit e Amerikës. Është shumë e rrezikshme ajo që po ndodh në botë”, ka thënë ajo.
Melanie është pyetur si një ish-emigrante, nëse ndihet e fyer nga deklaratat e të shoqit për emigrantët e paligjshëm meksikanë, që janë quajtur grabitës dhe përdorues droge. Por ajo thotë jo, sepse nuk ka ëndërruar ndoënjeherë të qëndrojë ilegale në SHBA. Gjithashtu thotë se e ka rinovuar vizën disa herë derisa morri nënshtetësinë amerikane.
Melanie Trump insiston se ajo nuk është një grua e bezdisur, siç është cilësuar nga disa kritikë të të shoqit. Ndërsa pyetjes për të zbuluar sekretin e një martese të lumtur ajo i është përgjigjur thjesht: “Banjo të veçanta”.
KOHA JONË SONDAZH

