Nju Jorku po fundoset dhe shkencëtarët konfirmojnë arsyen

Një studim i botuar në revistën Earth’s Future, nga studiues të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ka konfirmuar se qyteti i Nju Jorkut po fundoset ngadalë për shkak të peshës së ndërtesave të tij gjigante.

Sipas studimit, pesha e përgjithshme e ndërtesave të qytetit arrin në rreth 1.68 trilionë paund (rreth 760 miliardë kilogramë). Kjo barrë e jashtëzakonshme po bën që qyteti të zhytet me një ritëm prej 1 deri në 2 milimetra në vit.

Ky fenomen njihet si subsidence, një proces natyror i uljes së tokës, por që përkeqësohet ndjeshëm nga infrastruktura urbane masive dhe ngritja e nivelit të detit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreziku? Shkencëtarët paralajmërojnë se, edhe pse fundosja është graduale, ajo mund ta bëjë qytetin më të ekspozuar ndaj përmbytjeve në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?