Non-grata nga Amerika, kërcënon lideri serb i Bosnjës: Pres lidhjet diplomatike me SHBA-në dhe Britaninë

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik i shpallur non-grata nga Amerika, ka kërcënuar se do ndërpresë kontaktet me diplomatët dhe ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë në Bosnje-Hercegovinë për atë që zyra e Dodik tha se ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Bosnjës.

Zyra e Dodik tha në një deklaratë më 17 mars se është formuar një ekip për “përpilimin e informacionit gjithëpërfshirës mbi aktivitetet anti-Dayton të diplomatëve dhe ambasadave amerikane dhe britanike dhe ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”.

Ambasada britanike në Bosnje hodhi poshtë akuzat dhe e quajti deklaratën “konfuze”, duke thënë se ajo nuk kontribuoi në asgjë.

“Ne i hedhim poshtë plotësisht akuzat e bëra, të cilat duken si një përpjekje e çuditshme për të larguar vëmendjen nga problemet reale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Britanike. “Mbretëria e Bashkuar mbetet një mike e të gjithë qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe do të vazhdojë të punojë në të gjithë vendin për të mirën e të gjithëve”.

Dodik është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania në raunde të shumta sanksionesh mbi përpjekjet e supozuara për destabilizimin dhe korrupsionin, ka kërcënuar prej kohësh të kërkojë pavarësinë e Republikës Srpska nga pjesa tjetër e Bosnjës.

SHKARKO APP