Norvegji/ Klasat fillore kthehen në shkolla pas 6 javësh të mësimit nga shtëpia

Norvegjia të hënën e filloi rihapjen e shkollave fillore pasi qeveria e këtij vendi vlerësoi se përhapja e koronavirusit është vënë nën kontroll.

Një javë pas çerdheve, në shtetin skandinav u hapën edhe shkollat për fëmijët e moshës gjashtë deri në 10-vjeçare. Ata ishin duke mësuar nga shtëpia për gjashtë javë. Megjithatë, numri maksimal i nxënësve në një klasë do të jetë 15.

Norvegjia ka filluar që në mënyrë progresive t’i largojë masat e vendosura më 12 mars kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos shkollave, edhe sallonet e floktarëve dhe ordinancat stomatologjike morën leje për ta rifilluar punën e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, shumë masa të tjera do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, përfshirë ndalimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore dhe rregullat për distancim fizik.

Deri të dielën, Norvegjia i ka regjistruar 7,505 raste të koronavirusit dhe 193 të vdekur, ndërsa numri i pacientëve të shtrirë në spitale ka rënë në masë të konsiderueshme javëve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?