Norvegjia, azilkërkuesve: 9300 USD dhe avion falas, vetëm ikni!
Norvegjia po i paguan azilkërkuesit për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa vijon kriza e refugjatëve.
Një familje me dy fëmijë ka të drejtë të marrë deri në 9,300 dollarë, si dhe fluturim falas për në vendit e tyre, ka bërë të ditur drejtoria e imigracionit në Norvegji.
Raportohet se më shumë se 900 njerëz e kanë pranuar ofertën e qeverisë norvegjeze.
“Në fillim të vitit, numri i azilkërkuesve ishte mesatarisht 100 në muaj, ndërkaq në tetor ka pasur 150 ndërsa në nëntor janë paraqitur 230 aplikacione”, tha zëdhensi i IOMit Joost Van der Aalst.
Ndërkaq, Drejtoria Norvegjeze e Imogracionit ka deklaruar se mund të jetë e nevojshme që të zvogëlojë edhe vlerën e mbështetjes ekonomike që u ofrohet azilkërkuesve. Refugjatët, të cilëve u është mohuar azili kanë mundësi të aplikojnë për ndihmë financiare që të kthehen në shtëpinë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

