Norvegjia përgatitet për luftë, situata më serioze e sigurisë në disa dekada

Ushtria e Norvegjisë do të forcojë sigurinë e vendit nga 1 nëntori, në përgjigje të luftës në Ukrainë, Kështu tha të hënën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere. “Kjo është situata më serioze e sigurisë në disa dekada”, tha Stoere në një konferencë shtypi.

“Nuk ka indikacione se Rusia po zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por edhe rritja e tensioneve na bën më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha kryeministri.

BE-ja dhe Norvegjia arritën në qershorin e kaluar, një marrëveshje për të bashkëpunuar në rritjen e gazit që arrin në Europë. Norvegjezët presin që shitjet e gazit në Europë të rriten me 8%. Norvegjia, në këtë kuptim, është kthyer në një nga enklavat më të rëndësishme të situatës së re gjeopolitike që rrjedh nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?