Nuk do të marrë fund? Ndërtimi i spitaleve të reja në botë, panik tek njerëzit

Izolimi dhe shtimi i të prekurëve me Covid-19, ka krijuar panik tek miliarda njerëz në të gjithë botën. Pyetja e vetme është se kur do të marrë fund kjo luftë e fortë me pandeminë. Lajmet për ndërtimet e spitaleve të reja ka krijuar përshtypjen se lufta do të jetë e gjatë.

Pilotët e Flotës kombëtare të aviacionit në Konektikat, SHBA vendosën dy streha në Klinikën e Newington. Edhe në Itali vazhdon puna e forcave ushtarake italiane për ndërtimin e spitalit në zonën e panairit tregtar në Bergamo. Puna ka progresuar dukshëm falë ndihmës së zejtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të klubit të futbollit Atalanta duke bërë që spitali të jetë funksional të mërkurën.

Kurse në Rumani, Urgjenca e spitalit në Suceava, u rihap pas dezinfektimit. Spitali u mbyll dy ditë më parë pas numrit të lartë të rasteve të COVID-19 duke krijuar zonën më të madhe të nxehtë në Rumani.

Spanja, një nga vendet që nga ora në orë shton frikshëm numrin e të prekurëve dhe viktimave ka bërë që Madridi të përgatisë morgun e dytë të improvizuar në Valdebebas, për t’iu krijuar hapësirë viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Me rreth 73 mijë të prekur nga COVID-19, Spanja ka regjistuar gati 6 mijë fatalitete nga sëmundja.

SHKARKO APP