Nuk fliste mirë gjermanisht, gjobë për kamionistin italian

Shumë shoqëri auto transporti italiane po përballen me penalizime nga më të çuditshmet.

Kompanitë e transportit kanë ndezur dritën e ‘alarmit’ dhe kanë nisur kërkesën e ‘Fai Milano’, si pasojë e një ‘viktime’ që është gjobitur në mënyrë absurde: një shofer kamioni, punëtor i ndërmarrjes së transportit italiane, i cili po udhëtonte në Gjermani me mjetin e ngarkuar, u ndalua për një kontroll dhe më pas është gjobitur pasi ‘nuk fliste gjermanisht në nivelin e duhur’.

Konkurrencë e pandershme. Gjë që, siç denoncon pala e interesuar, ‘është kundër të gjitha parimeve të Komunitetit Europian’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parim, të cilin titullari i shoqërisë milaneze ka vendosur ta çojë në gjyqësor, duke pajtuar një avokat gjerman për të hapur gjyq kundër Policisë vendase, mbi bazën e ‘parimit të qarkullimit të lirë të mallrave dhe personave’ dhe duke kërkuar sqarim mbi incidentin, i cili përsëritet edhe në Francë, ku kërkohet që shoferi të dijë të flasë frengjisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky alarm i shoqërisë ‘Fai Milano’ shoqërohet edhe me një pyetje: “Në Itali mund të vijnë të gjithë pa njohur gjuhën tonë, sidomos  duke patur parasysh rrjetin rrugor që kemi? Sa duhet të jetë gjoba? 5 mijë euro.

Për ta evituar, herën tjetër, kompania e transportit duhet të kryejë transportin në mënyrë të vlefshme, me një tjetër person, apo më saktë, një shofer tjetër, që flet gjermanisht”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?