Nuk ishte në dijeni për shtatzaninë e saj, gruaja lind në aeroplan

Një grua në SHBA lindi gjatë fluturimit me avion. Ajo që e bën interesante këtë situatë është fakti se nëna nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj.

Babai i foshnjës, Etha Magalei bëri një postim në Facebook ku shkroi se ishte i shtangur nga ardhja në jetë e Raymondit të vogël. Ai e cilësoi atë një “mrekulli”.

Historia e kësaj lindjeje u bë virale në rrjete sociale pasi u publikua momenti i lindjes në TikTok nga një prej udhëtarëve që u gjend aty.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kritikuan nënën e re se pse kishte marrë aeroplanin ndërsa ishte shtatzënë. Por, babai i foshnjës tha se gruaja e tij nuk ishte shtatzënë para se të lindte në aeroplan.

/abcnews.al

SHKARKO APP